Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Washingtoni mposhti Bostonin, Beal shënoi 35 pikë

Bradley Beal shënoi 35 pikë ndërsa Russell Westbrook për pak sa nuk realizoi “triple-double”, kurse Washington Wizardsi të dielën shënoi fitore ndaj Boston Celtics, 104:91.

Beal, koshashënuesi më i mirë i ligës NBA që mungoi në humbjen e së premtes nga New York Knicks, shënoi 10 herë nga 18 tentime nga loja. Kontribuoi edhe me katër trepikësha, ndërsa ishte i saktë nga 11 tentimet nga gjuajtja e lirë. Westbrooku nga ana tjetër realizoi 13 pikë, 11 asistime dhe nëntë kërcime, kurse Rui Hachimura shtoi 15 pikë për Washingtonin.

Jayson Tatum nga ana tjetër që hyri në ndeshje me mesatare prej 26.6 pikëve për ndeshje, shënoi vetëm gjashtë pikë për Bostonin.

Kemba Walker dhe Jalen Brown realizuan nga 25 pikë secili për Cetlics, që i ka humbur 10 nga 16 ndeshje.