Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beal realizon 55 pikë në humbjen e Washingtonit

Foto: Reuters

Bradley Beal ka realizuar rekord të karrierës prej 55 pikëve, por nuk mjaftoi kjo për të evituar humbjen e Washington Wizards në shtëpi nga Milwaukee Bucks.

Washingtoni i Bealit pësoi 137:134 pas një shtese nga Milwaukee të hënën mbrëma, në NBA.

Për Bealin ishte ndeshja e dytë rresht me 50 e më tepër pikë. Ai theu rekordin e karrierës të dielën mbrëma, duke shënuar 53 pikë jnë humbjen nga Chicago, ndërsa vetëm një natë më vonë shënoi 55 pikë ndaj Milwaukeet.

Basketbollisti amerikan shënoi 22 pikë në çerek të katërt e shtatë në shtesë, por Washingtoni u dorëzua në fund.

Khris Middleton ishte më efikasi te Milwaukee me 40 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo realizoi 22 pikë e 14 kërcime.

Milwaukee ka barazuar rekordin e NBA-së të vendosur nga Cincinnati Royals në vitin 1961, prej 81 ndeshjeve me 100 e më tepër pikë.

Milwaukee të dielën hyri në histori si klubi që siguroi më së herëti kualifikimin në plejof në NBA.

Milwaukee ka bilanc prej 49 fitore e tetë humbje.

Artikuj të ngjashëm