Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toronto fiton ndaj Dallasit

Kyle Lowry me double-doublein e katërt rresht, kësaj here prej 20 pikësh e 12-të asistimesh, ishte më i miri te Toronto Raptors që në shtëpi e mposhti skuadrën Dallas Mavericks, 116:107.

Paraqitje të shkëlqyer në fitore pati edhe Kawhy Leonard me 21 pikë e nëntë kërcime për Raptorsin, që njëherësh e fiton edhe duelin e gjashtë rresht në fillim të sezonit, e që është ecuria më e mirë e kësaj skuadre në historinë e klubit.

Pesë ndeshje të njëpasnjëshme i fituan në sezonin 2015/16.