Luka Donçiq ka shkëlqyer për skuadrën e Dallas Mavericksit që fitoi kundër Los Angeles Lakersit.
Lakers e pësoi disfatën e tretë rresht në ndeshjen në të cilën Donçiq realizoi 25 pikë dhe kontribuoi me tetë kërcime.
Dallasi e shkriu disavantazhin e gjashtë pikëve kur kishin mbetur edhe shtatë minuta lojë, ndërsa triumfoi me pesë pikë avantazh, 109:104.
Kjo ishte humbja e 10 në 13-të ndeshjet e fundit për Lakersin. Aktualisht, skuadra kaliforniane pozicionohet në vendin e nëntë në Konferencën e Lindjes, vend ky që të dërgon në “play-in” për të siguruar “play-offin”.
Minnesota Timberwolves fitoi ndaj Golden State Warriorsit, 129:114. Karl-Anthony Towns realizoi 39 pikë.
Edhe
Donçiqi i hakmerret ish-skuadrës me “triple-double”
Steph Curry arriti t’i shënonte 34 pikë për Warriors, që luajti pa Draymond Greenin, Klay Thompsonin dhe Andre Iguodalan.
Toronto Raptors fitoi në shtëpi me rezultatin 109:108 kundër Brooklyn Nets, teksa Gary Trent Jr. i realizoi 12 pikë në çerekun vendimtar, ndërsa 24 pikë i pati të realizuara gjithsej.