Kawhy Leonard regjistroi 31 pikë e shtatë kërcime dhe Jonas Valanciunas shtoi 23 të tjera nga banka rezervë, kurse skuadra e tyre Toronto Raptors fitoi ndaj mysafirëve të Philadelphia 76ers, 129:112.
Kyle Lowry në fitore shtoi 20 pikë e 12 asistime, për dyshifrorin e dyfishtë, të pestin të sezonit, për Toronton, transmeton KTV.
Për Raptors, kjo ishte fitorja e gjashtë rresht në shtëpi në fillim të sezonit dhe suksesi më i madh në histori të ekipit. Ndërkohë, në shtëpi, Phillyn e kanë mposhtur në 12 ndeshje rresht.
nuk i ndihmuan në shmangien e humbjes, as 31 pikët e 11 kërcimet e Joel Embiid dhe as 11 pikët, 10 asistimet e 8 kërcimet e Ben Simmons.