Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino vazhdon t’ia besojë Berishës portën

Portieri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha do të jetë titullar edhe në ndeshjen e radhës te Torino, të cilën e luan në udhëtim ndaj Salernitanas.

Ishte trajneri i Torinos, Ivan Juriq, ai që e konfirmoi Berishën në portë në konferencën para duelit me Salernitanan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së 31-të në Serie A. “Synimi im është që të vazhdoj me Berishën në portë”, ka thënë Juriq.

Berisha në tri ndeshjet e fundit të Torinos, me Bolognan, Interin dhe Genoan ishte në portë. Në fakt, këto janë edhe tri ndeshjet e vetme të Berishës këtë sezon në kampionat, në të cilat pranoi vetëm dy gola.

Ai ndaj Bolognas që ishte ndeshja e tij e parë në Serie A këtë edicion, zëvendësoi të lënduarin Vanja Milinkoviq-Saviqin që ishte portieri i parë.

Mirëpo, paraqitjet e mira të Berishës, kanë bërë që trajneri Juriq t’ia besoj vendin e titullarit edhe për ndeshjen e katërt rresht.