Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha, titullar edhe ndaj Spezias

Etrit Berisha do të vazhdojë të jetë portieri i parë i Torinos edhe në ndeshjen e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Ivan Juriq. Kroati ka bërë të ditur se portieri shqiptar do të jetë titullar edhe në takimin ndaj Spezias në kuadër të Serie A.

“Berisha ka filluar të luajë dhe po bën shumë mirë mes shtyllave, në këtë moment do të luajë Etriti, është ai titullari ynë për momentin. Në lidhje me të ardhmen do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Juriq.

33-vjeçari këtë edicion me Torinon ka luajtur në gjashtë ndeshje në Serie A.