Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino përforcohet me Praetin

Skuadra e Torinos ka siguruar shërbimet e mesfushorit belg Dennis Praet, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Bëhet e ditur se Torino ka arritur marrëveshje me Leicesterin për huazimin njëvjeçar të Praetit, me opsionin e blerjes në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Për Praetin, ky është kthim në Serie A pas dy vjetësh, pasi ishte pjesë e Sampdorias prej vitit 2016 deri në vitin 2019, ku regjistroi 106 ndeshje.

Ai te Leicesteri u transferua për 19 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm