Skuadra e Leicester Cityt është në negociata me Torinon për transferimin e qendërmbrojtësit Gleison Bremer.
“The Sun” ka raportuar të mërkurën se Leicesteri i ka ofruar Torinos kartonin e belgut Dennis Praet plus 20 milionë euro për shërbimet e Bremerit, i cili në fund të sezonit do të largohet nga ekipi italian.
Praet është huazuar te Torino nga Leicesteri në fillim të këtij edicioni dhe ekipi nga Serie A ka opsionin e blerjes së tij për 15 milionë euro.
Bremer 25-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar këtë edicion në ekipin italian, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Tottenhami, Interi, Juventusi, Bayerni e Borussia Dortmundi. Ai ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka kontribuar me tre gola e një asistim në 33 ndeshje kampionale.