Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino do ta blejë kartonin e Praetit

Mesfushori Dennis Praet do të mbetet në Serie A edhe pas përfundimit të këtij sezoni. “Tuttosport” ka njoftuar se Torino ka nisur negociata me Leicesterin për ta shfrytëzuar opsionin e blerjes së Praetit në verë.

27-vjeçari u huazua te Torino para fillimit të këtij edicioni dhe ekipi italian mund ta blejë kartonin e tij për 15 milionë euro. Praet ka bindur me paraqitjet e tij te Torino që po dëshiron ta bëjë transferim të përhershëm.

Ai ka dy gola e po aq asistime në 20 paraqitje për Torinon. Reprezentuesi belg ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024. Ai më herët ka luajtur edhe te Sampdoria e Anderlechti.