Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino nuk e përfshinë Belottin në prezantimin e fanellave

Torino sot ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2017-18, por pjesë e posterit nuk është ylli kryesor i skuadrës Andrea Belotti.

Belotti është një nga sulmuesit më të kërkuar në Itali, ndërsa është caku kryesor i Milanit dhe Chelseat, transmeton Koha.net.

Sky Italia raporton se lojtari është pajtuar me një kalim në Milan, por Torino nuk është i kënaqur me ofertën e Rossonerëve.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Milani ka ofruar 40 milionë euro plus shërbimet e Palettas dhe Niangit, por klubi torinez ka kërkuar 80 milionë euro dhe dy futbollistët e Milanit.