Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Romës në afatin kalimtar të verës. Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Roma parimisht ka arritur marrvëeshje me Torinon për transferimin e Belottit.
Mësohet se Roma ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Belottit duke e mposhtur konkurrencën e fortë të Milanit. Belotti 27-vjeçar më herët ka paralajmëruar largimin nga Torino pas përfundimit të këtij sezoni pasi kishte refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar 13 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 paraqitje në Serie A këtë sezon. Ai është pjesë e Torinos prej verës së vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.