Pas Milanit, edhe skuadra e Romës është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti kanë raportuar të mërkurën mediumet italiane.
Belotti pritet të largohet nga Torino në fund të këtij edicioni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022.
Te Roma, janë të gatshëm të paguajnë rreth 20 milionë euro për transferimin e Belottit, i cili shihet si zëvendësim për Edin Xhekon që pritet të largohet nga ekipi kryeqytetas.
Belotti 28-vjeçar është njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në Serie A dhe këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 26 ndeshje kampionale.
Belotti është reprezentues i Italisë kurse pjesë e Torinos është prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.