Torino ka barazuar pa gola kundër Frosinones në ndeshjen e luajtur të dielën, në kuadër të javës së 15-të të Serie A italiane.
Në këtë ndeshje për Torinon deri në minutën e 72-të u paraqit, Mërgim Vojvoda. Për mbrojtësin e Kosovës ishte ndeshja e 100-të me fanellën e skuadrës italiane.
Te Frosinone, deri në minutën e 72-të u paraqit sulmuesi kosovar Arijon Ibrahimoviq, ndërsa Marvin Çuni mbeti në stol. Torino është në vendin e dhjetë me 20 pikë, kurse Frosinonë nga 15 ndeshje ka fituar 19 pikë
Artikuj të ngjashëm