Barcelona dhe Real Madridi kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish.
Për mesfushorin e talentuar interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez, Manchester United, shkruan “The Sun”, transmeton KTV.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” do ta kenë shumë të vështirë t’i sigurojnë shërbimet e Grealishit, pasi Barcelona dhe Real Madridi mund t’i garantojnë atij paraqitje në garën më të fortë për klube në Evropë, në Ligën e Kampionëve.
Në Premier League dhe në Kupën EFL, Grealishi në total ka pasur 27 paraqitje.
Në këto dy gara, futbollisti i Aston Villas ka realizuar nëntë herë dhe e ka ndihmuar ekipin me shtatë asistime.