Mesfushori shqiptar Toni Domgjoni ka shënuar një gol të bukur ndaj Leverkusenit në Ligën e Evropës.
Domgjoni, që luan përkrah Benjamin Kolollit e Hekuran Kryeziut te Zurichu, shënoi në minutën e 59 për golin e barazimit 2-2.
20 vjeçari Domgjoni ka lindur në Koprivnica të Kroacisë, derisa luan për Zvicrën.
Luzerni ka rikthyer epërsinë 3-2 ndaj Leverkusenit përmes Odeyt, që doli të ishte edhe goli i fitores.
Zurichu tani është lider në Grupin A me 9 pikë nga 3 ndeshje, i ndjekur nga Leverkuseni me 6 pikë. Kurse Ludogoretsi e AEK-u kanë nga një pikë.
? | Domgjoni puts FCZ back on level terms!#FCZB04 #UEL pic.twitter.com/TgHeGdI7lq
— SwissFootball UK (@FootballSwiss) October 25, 2018