Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toma transferohet te Paços Ferreira

Futbollisti i Genkut, mesfushori Bastien Toma, që në edicionin e kaluar ishte i huazuar te St. Galleni në Zvicër, është huazuar në Portugali.

Ai karrierën ka vendosur ta kalojë në kampionatin portugez, te skuadra Paços Ferreira.

23-vjeçari nuk luajti asnjë minutë nën drejtimin e trajnerit Wouter Vrancken te Genku në Belgjikë.

Në Portugali kalon si i huazuar sërish, pasi ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2024.

Genkut i ishte bashkuar në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë ka luajtur gjithsej 24 ndeshje.

Në marrëveshjen e Tomës është e përfshirë edhe e drejta e blerjes përfundimtare të futbollistit.

Në sezonin e kaluar në 29 ndeshje në të gjitha garat, Toma realizoi dy gola dhe pati dy asistime.

Toma është futbollist që ka kaluar nëpër të gjitha kategoritë e Përfaqësueses së Zvicrës, deri në U21.

Artikuj të ngjashëm