Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bastien Toma largohet nga Genku

Bastien Toma mund të largohet nga skuadra belge e Genkut në afatin kalimtar të verës.

Ai pritet ta përfundojë më herët kontratën me skuadrën belge, për shkak se nuk ka shfaqur atë që është pritur.

23-vjeçari u transferua te Genku në vitin 2020 për afër katër milionë euro nga Sioni.

Në janar të vitit 2022 u huazua te St. Galleni në Zvicër, ndërsa në muajin gusht të po atij viti iu bashkua Paços Ferreiras në rangun e dytë të futbollit portugez, si i huazuar.

Edhe aty qëndroi pak kohë, deri në janar të këtij viti, dhe u kthye te KRC Genku.

Ai tani luan me Jong Genkun në rangun e dytë të futbollit të Belgjikës dhe ka 11 paraqitje e tri gola të shënuar.

Kosovari Bastien Toma ka kontratë me KRC Genkun deri në verën e vitit 2024, por mund të largohet në këtë afat kalimtar.

Ka ekipe të Holandës që janë të interesuar për shërbimet e tij, raportojnë mediat belge.

Artikuj të ngjashëm