Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toma synon të lë gjurmë edhe më të mëdha në Belgjikë

Futbollisti kosovar, Bastien Toma është i lumtur që me Genkun fitoi Kupën në Belgjikë. Por, ai thotë se do të mundohet të lë gjurme edhe më të mëdha sezonin e ardhshëm. Është edhe trofeu i vetëm i fituar në nivel senior për Tomën. Ai këtë edicion në 21 paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.

Por, synimi i 21-vjeçarit është të jap më shumë kontribut sezonin e ardhshëm. “Shpresoj se mund të tregoj edhe më shumë, por skuadra ka luajtur mirë javët e fundit. Asnjëherë nuk është kënaqësi për një futbollist të ulet në stol, por kur ekipi paraqitet mirë, është pak më e lehtë të pranosh qëndrimin në stol. Kjo nuk ndryshon faktin që unë dua të lë gjurmë më të mëdha sezonin e ardhshëm”, ka thënë Toma në një intervistë për mediumin belg “HLN”.

Toma me Genkun ka kontratë deri në verën e vitit 2024.