Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër lëndim për Ibrahimoviqin

Zlatan Ibrahimoviq mund të mbetet jashtë fushës së blertë për të paktën edhe një muaj tjetër për shkak të një dëmtimi në pulp. Ky lëndim është krejtësisht ndryshe nga ai që e pësoi në duelin kundër Napolit.

39-vjeçari u zëvendësua në fitoren 3:1 kundër Napolit më 22 nëntor. Ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe pati shpresa se ai do të luajë kundër Sassuolos të dielën.

Megjithatë, ai ka pësuar tjetër dëmtim sipas mediave italiane. Do të bëhen teste tjera në 10 ditët e ardhshme.

Ibrahimoviqi përveç kundër Sassuolos, pritet të mungojë edhe kundër Lazios, Beneventos e madje edhe kundër Juventusit më 6 janar.