Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër humbje e thellë për Besa Famgasin

Kamponia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka pësuar tjetër humbje në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Hendbollistët e skuadrës pejane humbën të shtunën edhe në Stamboll nga skuadra Beshiktash Safi Cimento, në ndeshjen kthyese.

Të dielën e kaluar në Pejë, pejanët u mposhtën 43:24, kurse në duelin e dytë, Besa Famgas u mposht me 12-të gola dallim, 40:28.

Vendësit ishin dominues që nga fillimi edhe në takimin e dytë. Në pjesën e parë, turqit shkuan në pushim me pesë gola dallim, 16:11. Edhe pas pushimit, mysafirët nga Peja nuk patën forcën të ktheheshin në lojë dhe u eliminuan nga gara.

Arbios Mushkolaj pati nëntë gola të shënuar nga 11-të tentime. Igor Chiseliov pati pesë gola në total nga 11 gjuajtje. Na katër gola te mysafirët shënuan Antonijo Vozila dhe Jon Vokshi. Portieri Mursel Mehmeti kishte 10-të pritje nga 44 gjuajtje të mysafirëve.

Më i dalluari te skuadra turke në fitore ishte Mihajlo Radojkoviq me nëntë gola nga 12 gjuajtje, kurse tetë gola nga 11 tentime i kishte Tobias Cvetko.