Besa Famgas e ka siguruar raundin e dytë të Kupës Evropiane pasi e ka eliminuar skuadrën turke, Depsas Enerji.
Fitorja e të dielës së kaluar në Pejë, 38:34, ka ndikuar në kualifikimin e skuadrës së suksesshme pejane.
Të shtunën në Ankara të Turqisë, Besa Famgas u mposht me rezultatin 30:28, në ndeshjen shumë të fortë.
Pejanët siguruan kualifikimin në minutat e fundit.
Ahmed Khamis Hosni Hamed ishte realizatori më i mirë te Besa Famgas. Ai i pati 11 gola të realizuar. Me nga pesë gola kontribuuan Denis Terziqi dhe Amr Ali Ayan.
Tri gola i pati Enis Kuleta, ndërsa Jon Vokshi i shënoi dy të tjerë. Amar Muqolli e Olt Kabashi realizuan nga një gol.
Kabashi pati dhjetë pritje.