Mbrojtësi i krahut, Ivan Balliu ka pësuar tjetër disfatë me Rayo Vallecanon në La Liga të Spanjës.
Pas disfatës nga Atletico Madrid, Vallecano humbi në shtëpi nga Sevilla të hënën me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit spanjoll. Balliu u zëvendësua në minutën e 86-të, kurse në stol te Sevilla mbeti Adnan Januzaj. Vallecano mbetet në vendin e 13-të me 24 pikë, derisa Sevilla është ngritur në vendin e 15-të me 20 pikë.