Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balliu me Vallecanon triumfon ndaj Getafes

Ivan Balliu

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ka luajtur tërë ndeshjen në fitoren 2:0 që skuadra e tij Rayo Vallecano e arriti të martën në udhëtim ndaj Getafes.

Ndeshja i takoi javës së 19-të të La Ligas spanjolle. Sergio Camello (45’ dhe 47’) realizoi dy gola për Rayon.

Getafe e mbylli ndeshjen me tre lojtarë më pak pas përjashtimit me kartona të kuq të Juanmi Latasas (40’), Mason Greenwoodit (50’) dhe Damian Suarezit (70’).

Vallecano pas 19 ndeshjeve i ka 23 pikë dhe zë vendin e 11-të. Getafe zë vendin e tetë me 26 pikë.

Artikuj të ngjashëm