Mbrojtësi shqiptar i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, pësoi lëndim të rëndë të dielën në duelin ndaj Elches.
Vallecano u mposht 4:0 nga Elche në udhëtim në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalliu ka një lëndim muskulor që mund ta mbajë jashtë fushës për disa javë. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet spanjolle.
33-vjeçari Balliu kërkoi zëvendësimin në minutën e 33-të.
Mbrojtësi i krahut këtë edicion në 18 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me një asistim.
Pjesë e Vallecanos, Balliu është nga viti 2021 kur ishte transferuar si lojtar i lirë.
Në të kaluarën ka luajtur edhe tek Almeria, Metz e Arouca. Si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barcelonës.