Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër fitore e thellë e Kosovës U16

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, ka shënuar tjetër fitore të thellë në Kampionatin Evropian, Divizioni C.

Në ndeshjen e nivelit të tretë kontinental për basketbollistët e rinj, Kosova U16 fitoi të premten ndaj Gjibraltarit të kësaj grupmoshe me rezultatin 123:56.

Dallimi u bë që në çerekun e parë.

“Dardanët” e rinj e fituan periudhën e parë me rezultatin 22:7.

Dominimin, basketbollistët kosovar e vazhduan edhe në çerekun e dytë të cilin e fituan 31:18.

Edhe Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B Futboll 1 muaj më parë Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B

Çereku i tretë ishte me 12-të pikë dallim, 32:10 në të mirë të Kosovës, ndërsa periudhën e fundit, Kosova e fitoi me rezultatin 38:21, për t’iu gëzuar fitores me 67 pikë epërsi.

Lis Binishi ishte më i miri në parket.

Shkëlqeu me 43 pikë të shënuara, 13 kërcime e nëntë asistime.

Kontribut në fitore dha edhe Anes Krasniqi që pati 23 pikë e tri asistime.

Pikë dyshifrore patën edhe Sejar Rama dhe Enes Gashi, me nga 10-të secili.

Te Gjibraltari U16 më i dalluari ishte Pablo Postigo me 14 pikë, 11 kërcime e dy asistime.

Kosova dhe Andorra i prijnë Grupit A me dy fitore. Malta e Gjibraltari kanë nga dy disfata.

Edhe Kosova fiton bindshëm ndaj Austrisë, avancon tutje Sporte të tjera 3 muaj më parë Kosova fiton bindshëm ndaj Austrisë, avancon tutje

Kosova edhe në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore bindëse ndaj Maltës me 50 pikë dallim, 103:53.

Ndeshjen e radhës, Kosova U16 e zhvillon kundër Andorrës të hënën, më 24 korrik.