Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 pëson humbje shumë të thellë nga Andorra

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll ka përfunduar e katërta në Kampionatin Evropian të Divizionit C në Prishtinë.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Kosova U16 humbi shumë thellë nga Andorra.

Andorra fitoi me rezultat 97:59, të enjten pasdite në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Andorrasit e rinj e fituan çerekun e parë me rezultat 32:15 e të dytin me rezultat 20:10. Më pas kontrolluan ndeshjen deri në fund.

Drin Tafilaj ishte më i miri te Kosova me 18 pikë e 13 kërcime, por që nuk mjaftuan as për së afërmi.

Edhe Kosova U16 e mbyll fazën e grupeve me pesë humbje Basketboll Kosova U16 e mbyll fazën e grupeve me pesë humbje

Kosova U16 të mërkurën humbi në gjysmëfinale nga Qipro me rezultat 74:49.

Në grupe, Kosova U16 i kishte fituar tri ndeshje. Ndër të tjera e kishte mposhtur edhe Andorrën. Por ka pësuar rënie të madhe mes dy ndeshjeve dhe humbi thellë të enjten.