Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U16 shënon edhe një fitore

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka shënuar edhe një fitore në Kampionatin Evropian për grupmoshën U16.

“Dardanët” e rinj fituan 97:90 ndeshjen kundër Andorrës në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Me këtë fitore, Kosova është forcuar në vendi ne parë.

Është në vendin e parë me gjashtë pikë në Grupin A, Divizioni C, që është niveli i tretë kontinental për basketbollistët e rinj.

Te Kosova më të mirët ishin Mal Tusuni me 20 pikë dhe 28 kërcime dhe Drin Tafilaj me 15 pikë. Të hënën janë zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera. Malta ka fituar ndaj Gjibraltarit 57:48, Armenia ka mposhtur Shqipërinë 87:59, kurse Azerbajxhanit ka fituar ndaj San Marinos me rezultat 96:47.