Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tite pranon gabimin që çoi në lëndimin e Neymarit

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, ka pranuar se është dashur ta zëvendësonte Neymarin dhe Danilon, para se dyshja të lëndohej në ndeshjen ndaj Serbisë.

Neymarin e lëndoi mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviq, kurse ndaj yllit brazilian pati ndërhyrje të panumërta e të ashpra.

Brazili pavarësisht dominimit të plotë, në fund fitoi vetëm 2:0.

“Nuk e kam ditur se sa shumë ishte i lënduar Neymari, por e zëvendësova vetëm pasi e kuptova. Do duhej që ta zëvendësoja atë dhe Danilon më herët”, është shprehur Tite të dielën në konferencën për shtyp.

Brazili të hënën takohet me Zvicrën në ndeshjen e dytë të Grupit G.

Ndeshja nis në orën 17:00.