Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari e Alissoni nuk ftohen për miqësoren e Brazilit ndaj Marokut

Trajneri i përkohshëm i Brazilit, Ramon Menezes të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Përfaqësueses së Marokut.

Kjo ndeshje luhet më datën 25 mars në qytetin Taniger të Marokut.

Për Brazilin, kjo është ndeshja e parë që nga eliminimi nga Kroacia në çerekfinale të Botërorit “Katari 2022”.

Menezes për miqësoren ndaj Marokut nuk ka ftuar sulmuesin Neymar dhe portierin Alisson. Neymar është i lënduar, ndërsa për Alissonin nuk është dhënë ndonjë informacion.

Menezes ka thënë se në këtë miqësore ka preferuar të ftojë lojtarë të rinj dhe nga kampionati i Brazilit , të cilët do ta kenë rastin të tregojnë vlerat në këtë miqësore.

Menezes në këtë post e ka zëvendësuar përkohësisht përzgjedhësin Tite, i cili u largua nga Brazili pas Botërorit.