Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari mungon në dy ndeshje

Brazili ka refuzuar të thotë se Neymari nuk do të luajë më në Botëror sivjet, por ai pritet të mungojë deri në fazën nokaut pas lëndimit që mori kundër Serbisë.

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, pritet ta zëvendësojë atë në ndeshjen kundër Zvicrës të hënën, ndërsa përzgjedhësi Tite nuk do ta rrezikojë atë as në duelin kundër Kamerunit, nëse mendon se Brazili mund të kalojë tutje pa të.

Neymari u lëndua në nyjën e këmbës pas një ndërhyrjeje të ashpër që ia shkaktoi një mbrojtës serb. Doli nga loja në minutën e 80-të dhe është parë me lot në sy pasi merrte tretmanin mjekësor jashtë fushës.

Është Botërori i tretë rresht për Neymarin që merr lëndime serioze.

Brazili e shkatërroi me lojë Serbinë, pavarësisht se shënoi vetëm dy gola.