KF Tirana ka konfirmuar se është përforcuar me ish-sulmuesin e Liverpoolit, Michael Ngoo.
24 vjeçari është produkt i akademisë së Liverpoolit ndërsa së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Oldham Athletic, transmeton Koha.net.
Ngoo ka nënshkruar kontratë një vjeçare me të drejtë vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
“Michael Ngoo është përforcimi i radhës që Tirana ka bërë për sezonin e ri. Sulmuesi nga Britania e Madhe ka firmosur sonte kontratën që e bën bardheblu”, thuhet në konfirmimin e Tiranës.

Artikuj të ngjashëm