Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tirana shpallet kampione për herë të 26-të

Tirana është shpallur kampione e Kategorisë Superiore për herë të 26-të në histori.

Tiranasit siguruan titullin edhe matematikisht, pasi mposhtën 2:1 Partizanin në derbin e xhiros së 33-të.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, Tirana ka 70 pikë në vendin e parë. Laçi është i dyti me 57 pikë, ndërsa vendi i tretë që të dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës do të jetë i diskutueshëm mes Partizanit (49), Kukësit (46) e Vllaznisë (46) deri në fund.

Dinamo Tirana e Skënderbeu janë përshëndetur nga Superiorja, teksa në pllejout do të luajë me shumë gjasë Egnatia.

Artikuj të ngjashëm