Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Shqipërisë në futboll. Në finalen e plejofit, të dielën mbrëma në “Air Albania”, Egnatia fitoi 1:0 ndaj Partizanit të Tiranës.
Golin e vetëm e shënoi Melih Ibrahimoglu në minutën e 35-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEgnatia ishte e para edhe në stinorin e rregullt. Por FSHF-ja ka vendosur të përfshijë një plejof në garën për titull.
Egnatia në gjysmëfinale e kaloi Vllazninë, ndërsa Partizani e eliminoi Skënderbeun.
Egnatia e ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë dhe të dielën konfirmoi dominimin e plotë në futbollin e Shqipërisë.