Futboll

Kampionia e Shqipërisë pësoi katër gola në pjesën e parë

Egnatia

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, po pëson disfatë të thellë pas pjesës së parë.

Egnatia e Rrogozhinës pësoi katër gola në pjesën e parë nga Breidabliku i Islandës. Pjesa e parë përfundoi 4:0.

Ndeshjen e parë e fitoi Egnatia 1:0.

Kampionia e Shqipërisë turpërohet në Islandë

8 o. më parë / 15 kor 2025 22:52
Egnatia

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka pësuar humbje shumë të thellë të martën mbrëma.

Egnatia e Rrogozhinës u mposht 5:0 në udhëtim te Breidabliku në Islandë. Ishte kjo ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Egnatia e fitoi 1:0 ndeshjen e parë, por të martën ishte pa gjasa.

Për më pak se gjysmë ore lojë islandezët i shënuan tri gola, ndërsa të katërtin e shënuan në minutën e 38-të.

Tjetër gol Breidabliku shënoi në minutën e 69-të.

Derisa Drita dhe Shkëndija vazhdojnë në raundin e dytë kualifikues të Championsit, Egnatia zhvendoset në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.