Futboll

Avancojnë Egnatia e Dinamo Tirana

KF Egnatia

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, është kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Egnatia e Rrogozhinës e ka eliminuar skuadrën bjelloruse, Dinamo Minsk. 

Egnatia fitoi 1:0 të enjten mbrëma në Rrogozhinë, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 2:0. Golin në ndeshjen e së enjtes e shënoi Kastriot Selmani në minutën e 77-të.

Ka avancuar edhe Dinamo e Tiranës. Dinamo luajti 1:1 Me Atletic Escalades të Andorrës. Por u kualifikua pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë. Baton Zabërgja e shënoi golin për Dinamon në minutën e 18-të të ndeshjes së zhvilluar të enjten në Elbasan.

Ndërkohë Deçiqi i Tuzit është eliminuar. Deçiqi e kishte humbur 2:0 ndeshjen e parë nga Rapidi i Vjenës në Tuz. Të enjten u mposht 4:2 në Austri për t’i dhënë fund garave ndërkombëtare për këtë edicion.

Po ashtu u eliminua edhe Vllaznia e Shkodrës. Ajo u mposht në shtesa nga Vikinguri. Ndeshjen e parë në shtëpi Vllaznia e fitoi 2:1. Në ndeshjen e kthimit rezultati pas 90 minutave ishte 3:2 në favor të Vikingurit. Kështu që ndeshja shkoi në shtesa. Në shtesa Vikinguri realizoi edhe një gol dhe kaloi tutje.