Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani mposht Tiranën në derbin dramatik

Derbi i zjarrtë i Tiranës ka pasur përfundim dramatik, dhe në fund fitues ka dalë kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani.

Partizani të enjten mbrëma në “Air Albania” fitoi përballë Tiranës me rezultatin 2:1.

Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së gjashtë e elitës së futbollit shqiptar.

Ky ballafaqim ishte dashur të zhvillohej më 26 shtator, por u vendos të luhej më 19 tetor me kërkesë të të dyja klubeve, në mënyrë që tifozët e tyre të ishin në numër sa më të madh në stadium.

Atmosfera ishte e zjarrtë, ndërsa golat u shënuan krejt në fundin e ndeshjes.

Edhe Derbi Tirana – Partizani mbyllet baras Sport Derbi Tirana – Partizani mbyllet baras

Senegalezi 20-vjeçar, Gueye Maguette, i dha epërsinë kampionit në fuqi, në minutën e 78-të.

Por, Florent Hasani i Tiranës shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të. Futbollisti i Kosovës ndali një top në zonë dhe me gjuajtje të saktë vendosi barazpeshë në rezultat. Për të ishte goli i pestë në edicionin aktual.

Megjithatë, në aksionin e radhës, Partizani shënoi në portën e Tiranës sërish.

Albers Keko me gjuajtje të saktë me të majtën, realizoi për rezultatin final të takimit, 2:1. Ndodhi kjo në minutën e dytë të kohës shtesë.

Edhe Derbi i Tiranës nuk jep fitues Sport Derbi i Tiranës nuk jep fitues

Partizani pas shtatë ndeshjeve të luajtura ka 14 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Egnatia lidere.

Tirana në pozitën e katërt mbetet me 13 pikë në tetë ndeshje të luajtura.