Derbi i xhiros së 15-të i elitës së futbollit të Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Partizanit është mbyllur baras. Tirana dhe Partizani të dielën në mbrëmje, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, barazuan 1:1.
Për shkak të fishekzjarrëve të hedhura nga tifozët, ndeshja që u desh të niste në orën 19:00, filloi me tetë minuta vonesë. Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta, por të parët kaluan në epërsi futbollistët e Tiranës.
Florent Hasani në minutën e 28-të realizoi supergol, me gjuajtje të fuqishme nga zona. Për futbollistin e Kosovës ishte goli i nëntë në edicionin aktual. Lojë e mirë u zhvillua edhe në vazhdim, ndërsa goli i barazimit u shënua në pjesën e dytë.
Pati edhe tensione në fushën e lojës nga lojtarët e të dyja ekipeve. Në minutën e 79-të, Albers Keko, nga e njëjta pozitë nga e cila shënoi Hasani, i barazoi shifrat në 1:1. Partizani në pozitën e dytë ka 29 pikë në 14 ndeshje të luajtura. Tirana është e treta me shtatë pikë më pak. Tabelës i prinë Egnatia që ka 33 pikë në 15 ndeshje.