Rina Asani, një tifoze e flaktë e Manchester Unitedit, ka fituar një fanellë të nënshkruar nga ylli i skuadrës Ander Herrera.
Fillimisht Unitedi kërkoi nga tifozët në Twitter të kompletojnë një fjali dhe më e preferuara, që doli të jetë ajo e Asanit, do të fitonte një fanellë të nënshkruar nga Herrera.
“Ajo ndjenja kur.....”, ishte fjalia të cilën Unitedi kërkoi nga fansat që ta kompletojnë. Asani e plotësoi këtë fjali me “Ajo ndjenja kur Ander Herrera i përgjigjet postimit tënd”.
Unitedi më pas postoi sërish në Twitter duke uruar Asanin, ndërsa në postimet e saj të mëpasshme ajo shfaqi gëzimin e madh duke thënë se “nuk mund të besojë që e ka fituar fanellën e nënshkruar nga Herrera dhe se është personi më i lumtur në botë”.
“Ka qenë moment i papërshkrueshëm. Nuk e kam prit që prej 15 milionë fansave në Twitter kam me qenë unë ajo që do të fitoj fanellën. Momenti më i bukur për një fanse të flaktë si unë”, ka thënë ajo për Koha.net.
Here's one better... a reply and a signed shirt coming your way! Congratulations. The @ManUtd team will be in touch. #AnderHour https://t.co/FhLmytywlB
— Manchester United (@ManUtd) October 11, 2017