Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Herrera fajëson bordin e Unitedit për transferimin e tij në PSG

Ander Herrera ka thënë se bordi i Manchester United ka dështuar ta bind atë për të qëndruar në “Old Trafford”.

29 vjeçari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin francez javën e kaluar – PSG-në.

Spanjolli ka pasur 189 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat duke shënuar 20 gola dhe po ashtu duke fituar FA Cup, Carabao Cup dhe Europa League.

Tranjeri Ole Gunnar Solskjaer ka pasur dëshirë ta mbajë lojtarin, mirëpo Unitedi nuk ka mundur t’i ofrojë lojtarit 350 mijë euro në javë.

“Nuk më pëlqen të shikoj të kaluarën, mirëpo isha shumë i lumtur. Falënderimi i shkon fansave, klubit dhe trajnerit Soskjaer”, deklaroi Herrera.

Gjithashtu, Herrera ka thënë se “trajneri bëri shumë gjëra që të qëndrojë, mirëpo ata arritën vonë sepse unë kisha vendosur të luaj për Parisin”./ksp