Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Herrera, shpejt prezantohet te PSG-ja

Mesfushori spanjoll Ander Herrera do të prezantohet te PSG-ja, në fillim të javës së ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja franceze "L'Equipe". Herrera këtë vikend do t'i kryejë kontrollimet mjekësore përpara se të firmosë kontratën dhe të prezantohet, transmeton Koha Ditore.

Ai te PSG-ja do të transferohet si lojtar i lirë dhe do të firmosë për katër vjet.

Mesfushori 29-vjeçar, edicionin e fundit ishte pjesë e Manchester Unitedit dhe shënoi tre gola dhe dha tri asistime në 28 ndeshje.

Te Manchesteri është transferuar në vitin 2014 nga Athletic Bilbao dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës për të vazhduar karrierën te PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm