Mesfushori spanjoll Ander Herrera pritet t'i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germainit në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë, pasi nuk do të rinovoj kontratën me Manchester Unitedin që i skadon në qershor.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga tabloidi anglez “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.
Mësohet se ekipi francez tashmë ka kontaktuar Herreran, të cilit i ka ofruar kontratë katërvjeçare, me një pagë javore prej 180 mijë eurosh. Herrera 29-vjeçar, te PSG-ja shihet si zëvendësim ideal për Adrien Rabiotin që do të largohet në verë.
Herrera është pjesë e Manchesterit prej vitit 2014 kurse këtë edicion ka shënuar tri gola në 25 paraqitje në të gjitha garat.