Ander Herrera pritet të rikthehet pas tetë vjetësh tek Athletic Bilbao, ka njoftuar “AS” të martën. Bëhet e ditur se Herrera ka arritur marrëveshje me Bilbaon dhe po negocion me Paris Saint-Germainin për ta shkëputur kontratën që i skadon në vitin 2024.
Te Parisi janë të gatshëm ta lirojnë spanjollin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit. Ai me Bilbaon do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër pasi do t’i bashkohet ekipit si lojtar i lirë.
Herrera ka luajtur për tri sezone te Bilbao, përpara se të transferohet te Manchester Unitedi në vitin 2014. 33-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2019.