Një tifoz i ri i Manchester Unitedit pati një nder të rrallë. Fanellën e tij e firmosi trajneri Erik ten Hag dhe gjithë ekipi pas fitores 4:2 ndaj Newportit në kuadër të Kupës FA, të dielën në mbrëmje.
Tifozët ndonjëherë respektohen me një nënshkrim ose me një fotografi nga lojtarët, që ua kushtojnë kohën e tyre me dashamirësi pas ndeshjeve. Por të marrësh autografet e gjithë skuadrës së pëlqyer është sigurisht një arritje jo e shpeshtë.
“Sinqerisht, nuk mund ta besoj”, tha 14-vjeçari Billy Cassidy, përpara se të shpërqendrohej nga sulmuesi Rasmus Hojlund dhe mbrojtësi Raphael Varane që po i afroheshin.
“Kisha një aksident automobilistik dy javë më parë. Kam thyer femurin dhe këmbën. Unë kurrë nuk kam marrë nënshkrimin e një lojtari më parë. Unë jam thjesht shumë i lumtur”.
Duke marrë pjesë në ndeshjen e tij të katërt si tifoz i Unitedit, Billy i kishte siguruar biletat para aksidentit dhe nuk ishte i sigurt nëse do të ishte ende në gjendje të merrte pjesë në duelin ndaj Newportit.
Edhe
Ten Hag më në fund e ka në dispozicion ekipin më të fortë të Unitedit
“Ne as që menduam se do të arrinim me karrocën me rrota”, tha babai i tij. “Është e pabesueshme. Më vjen mirë që ai është ende këtu. Jam me fat që ai është këtu me mua, por kjo është e pabesueshme. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër fushës më parë. Është magjia e Kupës FA”.
Billy po shërohet gradualisht nga lëndimet e tij dhe ra dakord, me një buzëqeshje të lehtë, se ky veprim i skuadrës së Unitedit do të ishte një nxitje e dobishme ndërsa rikuperimi vazhdon.
“Ekipi luajti mirë në pjesën e parë”, vlerësoi ai paraqitjen e ekipit të trajnerit Ten Hag. “Atmosfera ishte e mirë, por nuk do të jetë kurrë sikur në ‘Old Trafford’. Në pjesën e dytë isha shumë i zemëruar, por fituam. Nuk mund ta besoj, megjithatë. Betohem në Zot, kjo është ndjenja më e mirë ndonjëherë!”.
Ai prejse e mban në mend veten ka qenë tifoz i Unitedit. Sigurisht se Billy zbuloi edhe lojtarët e këtij ekipi që i adhuron.
“Alejandro Garnacho është lojtari im i preferuar tani, sepse është thjesht i mrekullueshëm dhe futbollist i madh i Unitedit. Wayne Rooney mbetet më i preferuari im i të gjitha kohërave”, është shprehur Billy.
Edhe
Tifozët e Unitedit u bëjnë thirrje pronarëve të ardhshëm ta mbështesin Ten Hagun
Sa i përket duelit me Newportin, Billy tha se paraqitjen më të mirë tek Unitedi e bëri mbrojtësi i krahut, Luke Shaw.
“Shaw ishte i preferuari im kundër Newportit. Megjithatë, të gjithë lojtarët luajtën mirë edhe pse fitorja më bëri të jem në disponim dhe të mos bëjë dallime”, shtoi ai. “Nuk e kam menduar kurrë se do të shikoja Newport Countyn kundër Unitedit dhe më pas do të bëhesha lajm në faqen zyrtare të Manchester Unitedit. Nuk mund ta besoj”.