Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozi i veçantë që bën tifo për dy gjysmëfinalistë

Zhjelko Buljubashiq u lind në Split dhe u rrit në Argjentinë. Ai i përkrah dy përfaqësuese aktualisht në Kupën e Botës.

Dhe që të dyja do të luajnë në gjysmëfinale të Botërorit në Katar, Kroacia dhe Argjentina. Dy lojtarët e tij të preferuar janë Lionel Messi dhe Luka Modriq. Madje ai ka bërë edhe një fanellë të veçantë, që u dedikohet të dyja shteteve.

“Kroacia ime dhe Argjentina ime po luajnë kundër njëra-tjetrës. Zemra ime është plot. Për mua, kjo është finalja dhe pavarësisht se si përfundon, unë do të jem i lumtur”, ka thënë Buljubashiq, shkruan mediumi kroat “24sata” të dielën.