Ylli Lionel Messi do t’i prijë sulmit të Argjentinës në ndeshjen gjysmëfinale kundër Kroacisë që nis në orën 20:00.
Messi në repartin ofensiv do të luajë përkrah Julian Alvarezit në formacionin e publikuar para ndeshjes.
Kjo dyshe do të përkrahet nga Rodrigo De Paul, i cili qëndron para vijës së mesfushës që përbëhet nga Enzo Fernandez, Leandro Paredes e Alexis MacAllister.
Nicolas Tagliafico, Nicolas Otamendi, Cristian Romero e Nahuel Molina janë vendosur në mbrojtje para portierit Emiliano Martinez.
Për dallim prej Argjentinës, Kroacia do të luajë me tre sulmues. Andrej Kramariq është në qendër, ndërsa nga krahët do të përkrahet nga Ivan Perishiqi e Mario Pashaliqi.
Mesfusha do të përbëhet në treshja e zakonshme: Mateo Kovaçiq, Marcelo Brozoviq e Luka Modriq.
Portieri Dominik Livakoviq është i pazëvendësueshëm në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Borna Sosa, Joshko Gvardiol, Dejan Lovren e Josip Juranoviq.