Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi thotë se Kroacia është e motivuar për ta eliminuar edhe Argjentinën

Ivan Perishiq - Katar 2022 - Kroacia

Sulmuesi kroat Ivan Perishiq beson se fitorja mahnitëse në çerekfinale ndaj Brazilit do të jetë frymëzim përpara ndeshjes gjysmëfinale kundër Argjentinës.

Fitorja e Kroacisë ndaj Argjentinës mund ta përsëritë finalen e vitin 2018 gjithnjë nëse edhe Franca mposht Marokun në gjysmëfinalen e dytë.

Ndeshja në mes të Kroacisë dhe Argjentinës luhet të martën mbrëma.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij turneu dh të jesh pjesë e gjysmëfinaleve dhe ashtu si çdo sportist, dëshirojmë të shkojmë në finale dhe të bëjmë më të mirën në finale. Varet nga ne dhe nëse luajmë në mënyrën e duhur si kundër Brazilit, atëherë gjithçka është e mundur. Presim një ndeshje shumë të mirë dhe shpresoj që e gjithë bota dhe ta në stadium ta shijojnë ndeshjen”, ka thënë Perishiq në konferencën para ndeshjes ndaj Argjentinës. Kroacia në gjysmëfinale u kualifikua pasi eliminoi Brazilin. Kroacia është nënkampione në fuqi, ndërsa Franca fitues e Kupës së Botës katër vjet më parë.