Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Argjentina është “e frikshme” në gjysmëfinale

ARGJENTINA

Argjentina është përfaqësuese “e frikshme” në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ka shkruar AS të dielën. 

Mediumi spanjoll ka paraqitur statistikat e argjentinasve në gjysmëfinale, duke theksuar se i ka fituar të gjitha ndeshjet e kësaj faze. 

“Argjentina ka luajtur në gjashtë gjysmëfinale dhe të gjitha kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë – me Argjentinën në finale”.

Në vitin 1930, Argjentina mposhti SHBA-në, në vitin 1978, Argjentina fitoi ndaj Holandës. Belgjika ishte “viktima” e radhës e Argjentinës në vitin 1986, ndërsa në vitin 1990 ishte Italia. Holanda ishte sërish kundërshtarja të cilën e eliminoi Argjentina në vitin 2014, ndërsa në vitin 2022, argjentinasit fituan përballë Kroacisë.