Real Madridi e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga, pa Cristiano Ronaldon, duke e mposhtur Getafen në shtëpi 2:0.
Por në stadiumin “Santiago Bernabeu” të pranishëm ishin vetëm 48.466 tifozë , një numër ky tejet i vogël në krahasim me sezonet e tjera.
Real Madridi, për herë të fundit, një numër kaq të vogël të shikuesve kishte në vitin 2009 ku në atë ndeshje të pranishëm ishin 44.270 tifozë.
Sipas mediave spanjolle, prania e vogël e tifozëve ka të bëjë me largimin e Ronaldos.
Artikuj të ngjashëm