Siç duket e ardhmja e Cristiano Ronaldos është larg Santiago Bernabeut, kjo pasi portugezi duket se ka humbur edhe mbështetjen e fansave të klubit.
Në një sondazh të bërë nga e përditshmja spanjolle AS 67.5 për qind e tifozëve duan largimin e Ronaldos nga Reali, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo përqindje është caktuar pasi në këtë sondazh votuan 128969 persona.
Ronaldo, që ishte transferuar te Reali në verën e vitit 2009, ka shënuar 422 gola në 418 ndeshje për Los Blancos, duke ndihmuar skuadrën të fitojë dy La Liga, dy Kupa të Mbretit, tre Liga të Kampionëve dhe tre Kupa të Botës për klube.
Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar vetëm katër gola në La Liga këtë sezon, gjë që ka ndikuar që kampioni spanjoll të ketë fillim shumë të keq të sezonit dhe tani mban vendin e katërt me 19 pikë prapa liderit, Barcelonës.